AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 10:27

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani armik i egër i pluralizmit. Ligji do të thotë fjalën e tij

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani armik i egër i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

"Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë: “Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”." tha Berisha, pasi doli nga SPAK

Kreu i PD ka folur për mediat, pasi ka lënë ambientet e SPAK duke thënë se prej gati 4vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë. Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj Troplinëve duke thënë se kanë pasur nën kontroll Portin e Durrësit.

“Altin Troplini është armik i egër i pluralizmit! Ligji do të thotë fjalën e tij . Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij”, tha Sali Berisha, duke shtuar: “Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.

Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin. Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata. Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”

Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.