AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 10:15

'Turp'/ Publikimi i mesazheve me nënën e Shpatit dhe familjarëve, gazetarja: Respektoni dhimbjen

'Turp'/ Publikimi i mesazheve me nënën e Shpatit dhe

Nga lajmi për humbjen e këngëtarit Shpat Kasapi në Itali e deri ditën e djeshme ku u zhvillua ceremonia mortore për përcjelljen në banesën e fundit, në rrjet kanë qarkulluar pafund dekarata për dhimbjen e familjarëve e deri tek biseda private mes familjarëve të artistit të ndjerë.

Së fundmi Gazetarja, Anisa Brahiti e ftuar në Euronews ka folur lidhur me këtë ngjarje.

Ajo komentoi edhe publikimet që janë hedhur në rrjetet sociale që nga mesazhet dhe videot e Kasapit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit. Gazetarja u shpreh se duhet të respektohet dhimbja dhe se duhet të këtë etikë morale.

“Në të tilla situatë nga ana e mediave, gazetarëve, portaleve duhet të ketë një etike morale. Në këto raste dhimbja duhet të respektohet. Më parë kur vdiste dikush shkonin e pyesnin nëse kishin nevojë për diçka dhe e ndanin dhimbjen ashtu të heshtur. Ashtu duhet të ndahet dhimbja.

Shpat Kasapi është person publik dhe natyrisht publiku është i etur për te ditur. Ajo që unë e dënoj dhe realisht nuk e konceptoj dot si njeri i medias që sot gjatë gjithë ditës, më duket jashtë çdo logjike me sekonda çdo pamje, ja si po qan nëna ja si reagoi motra”,  tha ajo.