TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset rrugore.
Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit dhe ka marrë dy plumba në kokë.
Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç.
Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.
Atentati duket që ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.