AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 09:08

Aksidenti/ I preu rrugën, momenti kur autobusi merr përpara vajzën që lëvizte me biçikletë! Arrestohet shoferi

Aksidenti/ I preu rrugën, momenti kur autobusi merr përpara

Ky është momenti kur autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër përplas vajzën që i preu rrugën me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë Pallatit me Shigjeta. 

Në pamjet e publikuara shihet teksa autobusi e merr përpara të renë. Autobusi më pas është përplasur me një pemë, dhe ka marrë përpara edhe një makinë të parkuar duke e nxjerrë në trotuar.

Vajza është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj. Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.