AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 09:27

Ngjarja e rëndë/ Aksident me vdekje te ish-Sheshi Shqiponja, makina përplas për vdekje një grua

Ngjarja e rëndë/ Aksident me vdekje te ish-Sheshi Shqiponja, makina

Një aksident me vdekje ka ndodhur te ish-Sheshi Shqiponja mëngjesin e sotëm (1 Dhjetor).

Raportohet se një automjet me drejtues 30-vjeçarin me iniciale D. M., ka përplasur për vdekje një 49 vjeçare me iniciale A. H..

Sipas bluve, aksidenti ndodhi rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, informoi policia.