TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman ditën e sotme. Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.
Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.