AKTUALITET, 2 Mars 2024, 16:44

Berisha gati ndryshimet statutore, Gazment Bardhi nënkryetar partie, Tabaku dhe Salianji në Kryesinë e Rithemelimit

Berisha gati ndryshimet statutore, Gazment Bardhi nënkryetar partie, Tabaku

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për PD-në e Berishës dhe të Bardhit. Kështu pas bashkimit të dy grupeve, duket se bashkëpunimi po shkon në një tjetër nivel. Mediat raportojnë se të martën Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mbyll procesin e bashkimit me grupin e drejtuar nga Gazment Bardhi.

Në mbledhjen e Këshillit do të zgjidhen nënkryetarë të PD Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe tashmë PD bëhet me 4 nënkryetarë, pasi prej dy vitesh janë edhe Oerd Bylykbashi e Luciano Boçi.

Por nuk do të jetë me kaq, pasi nga ana tjetër në kryesi do të hyjë edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani ka preferuar të mos bashkohet me Sali Berishën. Gjithashtu në kryesi do të hyjë edhe Zheni Gjergji e Ervin Salianji.