TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundviti do të sjellë edhe një bonus për familjet në nevojë dhe pensionistët.
Bëhet fjalë për shumën tre mijë lekë që do të shkojë për çdo familje që merr ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara. Ndërkohë pensionistët do të marrin bonusin prej pesë mijë lekësh.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.
“Përveç bonusit prej pesë mijë lekësh për pensionistet, këtë vit do tw jepet bonus prej tre mije lekësh për familjet me ndihme ekonomike dhe për familjet që kanë persona me paaftësi.
Vendimi pritet të miratohet sot në qeveri. Deri më tani nuk ka vendim për shpërblim për administratën”, tha Mimoza Dhëmbi.