AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 13:41

Basha: Qeverisja e PD ku kam marrë pjesë dhe unë ka qenë e korruptuar

Basha: Qeverisja e PD ku kam marrë pjesë dhe unë ka qenë e

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha gjatë një konference nga selia blu, është shprehur se qeverisja  e PD-së ku ai ka qenë ministër, ka qenë e korruptuar.

Gjatë deklaratës së tij, Basha është shprehur se edhe ish-qeverisja e PD ka patur korrupsion.

‘E di që shpesh kjo retorikë  mund të duket bajate, sepse edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë  të madhe për gjithë shoqërinë!!!

Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!’, u shpreh Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij.