AKTUALITET, 5 Prill 2022, 16:36

Ishte futur në Greqi ilegalisht, arrestohet shqiptari në Follorinë. Sekuestrohen katër pistoleta

Ishte futur në Greqi ilegalisht, arrestohet shqiptari në

Sekuestrohen katër pistoleta në kufirin greko-shqiptar në një operacion të policisë greke në zonën e Follorinës. Gjatë operacionit është ndaluar një shtetas shqiptar, 40 vjeç, që kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Ai u kap teksa po kërkonte të groposura në tokë disa sende.

Policia gjeti të groposura katër pistoleta së bashku me katër krehra me 21 fishekë në total.

Sipas policisë greke, rezulton se armët ishin fshehur aty në datën 11 tetor 2021.

Shtetasi i arrestuar rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim, i dënuar me shtatë muaj burg nga Gjykata e Selanikut për “vjedhje”.

Gjithashtu lidhur me trafikun e armëve është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit.

Ishte futur në Greqi ilegalisht, arrestohet shqiptari në