AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 10:52

Ishte duke punuar mbi urën në hyrje të qytetit të Klosit, humb jetën 57-vjeçari

Ishte duke punuar mbi urën në hyrje të qytetit të Klosit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos, ku rreth orës 08:30, punëtori i montimit të hekurave në urën që po ndërtohet në hyrje të qytetit, nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fikët.

57-vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 57-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 08.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.B., rreth 57 vjeç, banues në Kukës.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se 57-vjeçari, duke pritur për të marrë punën në dorëzim, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.