AKTUALITET, 8 Tetor 2022, 16:38

"Ishte djalë i vetëm"/ Vdekja e 4-vjeçarit shqiptar trondit Greqinë: U shkatërrua familja!

"Ishte djalë i vetëm"/ Vdekja e 4-vjeçarit shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lefkada. Sipas asaj që është bërë e ditur nga burime policore dhe shtypi vendas, një djalë 4-vjeçar ka humbur jetën nga një traktor që drejtohej nga babai i tij, 30-vjeçari shqiptar. 

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të vështirë malore, në rrugën provinciale Syvrou - Karyas, në Egluvi, fshati më malor i Lefkadës, në qendër të ishullit. 

Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin, por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli. Traktori që po drejtonte babai i tij doli nga rruga dhe ra në një fushë ngjitur. Në automjet ishte edhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, i cili ishte nipi i shoferit, i cili mbeti i plagosur lehtë. Shoferi me origjinë shqiptare është dërguar në policinë Lefkadë dhe është lënë i lirë sot. 

Familja e shqiptarit Sokol është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën. Familja përbëhej nga babai, nëna dhe Floriani i vogël 4-vjeçar, i cili ishte gjithë jeta e tyre. Që kur erdhi në jetë Floriani ishte me një problem në zemër, dhe babai i tij qëllimin e jetës së tij ishte që ta bënte sa më mirë fëmijën e tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte të ardhura për operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej engjëllit të tij të vogël. Dhe ia kishte dalë. I vogli po shkonte mirë, shkonte dhe në kopësht.

E gjithë jeta e familjes ishte ky djalë i vogël. “Djali i vogël ishte një krijesë e mrekullueshme. Ai të shikonte në sy dhe të pëlqente vetëm nga mënyra se si të shikonte", ishte mesazhi i një miku që ka njohur nga afër familjen shqiptare.

Por gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një personi u ndodhi këtyre prindërve tashmë të lënduar... Floriani i vogël i vetmi fëmijë i familjes kishte një marrëdhënie të ngushtë me të atin. Të premten Sokoli donte të shkonte me traktorin lart pranë antenave të OTE mbi Agios Donatos, njëherësh për të mbledhur edhe dru. Në këto kushte edhe Florjani djali i vogël këmbënguli të shkonte edhe ai me të atin. Dhe i ati pranoi dhe e mori. Pak para orës 21.00 ndodhi tragjedia. 

Në Eglouvi të Lefkadës, traktori u përmbys për shkaqe të panjohura duke zënë poshtë Florianin e vogël. Babai mori menjëherë fëmijën mbi supe dhe vrapoi për ta shpëtuar për të arritur distancën nga ambulancat që vinin. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli. 

Në këmbë mbeti i plagosur edhe nipi 16-vjeçar, i cili ishte me ta. Aktualisht ai është duke iu nënshtruar një operacioni në spitalin e Lefkadës.

Skenat e zhvilluara mbrëmë në spitalin e Lefkadës përkulin edhe hekurin. Floriani ka humbur, por edhe jeta e prindërve të tij ka humbur. Pas procedurës së autopsisë, engjëlli i vogël do të udhëtojë drejt Shqipërisë për në banesën e fundit. Le të heshtim përballë kësaj drame...

Në kujtim të Florianit të vogël Apollonas Karyas, fshati ku ndodhej familja, shprehet: "Për shkak të ngjarjes tragjike të djeshme e cila rezultoi me humbjen e një fëmije të vogël, provat për të gjitha klasat e kërcimit të së dielës janë shtyrë".