TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kriza ekonomike e familjeve shqiptare, çmimi i lartë i energjisë dhe akuzat për vjedhje nga qeveria ishin kryefjala e diskutimit të ish kryeministrit Sali Berisha në një takim me qytetarët në Libohovë këtë të shtunë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se “ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve”.
Sali Berisha: Para syve tanë Shqipëria ecën cdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, para syve tanë, shqiptarët largohen cdo ditë e më shumë nga vendi.
Varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet të fshehë me asgjë arrogancën e saj ndaj qytetarëve, përcmimin e vërtetë që ka për qytetarin.
Një qeveri që mbulon cdo akt të papërgjegjshëm me mashtrimin, por që me vjedhjet, abuzimet e shpërdorimet që bën, rrënon ekonominë e familjeve shqiptare.
Sot problemi themelor për shumicën dërrmuese të familjeve është problemi ekonomik.
Ky problem serioz ekonomik vjen për disa arsye. Së pari se pasuritë që ka vendi nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Energjia, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë, në vend që t’i ulej.
Këtë cmim qytetarët e paguajnë në gramaturën e bukës që blejnë.
Me turizmin, bëhet një mollë e ndaluar për shqiptarët, duhet të shkojnë në vende të tjera se u del më lirë bileta me easy jet se sa të zbresin nga Tirana në Jug për shkak të naftës.
Vendi prodhon 1 milion ton naftë, po cfarë përfitojnë shqiptarët? Cmimin më të lartë të naftës, 8 herë më të lartë se cdo vend tjetër i Evropës, 30-40% më të lartë se Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.
Edi Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë, atë taksë sa është cmimi i naftës në Uashington.
Kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale. pse sot mbi 60% e familjeve shqiptare janë në vështirësi të mëdha? Se cmimet e ushqimeve janë dyfishuar, vaji është trefishuar. Blejnë 7-10 % më shtrenjtë se evropianët.
Ky kontrollon cmimet me bordet e tij. Ka zero ndikim lufta Rusi Ukrainë te energjia, ka vetëm mashtrimin e Ramës
E vjedh energjinë, e shet KESH agjentëve tregtare, me 40 euro, këta e shesin në treg ndërkombëtar 140 euro dhe këtë 100 euro e ndajnë me qeveritarët dhe kjo është arsyeja që ai bërtet cdo dit që jemi në krizë, ne jemi të vetmit që energjinë e kemi nga ujërat. Jemi të vetmit që skemi asnjë lidhje me rritjen e cmimit të naftës.
Kemi cmimin e energjisë 30-40% më të shtrentjë se Kosova. Se vidhet, qytetarët vidhen.
Histori shumë e dhimbshme kjo që ka si rezultante largimin masiv të shqiptarëve e të rinjve nga vendi.
Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Sot jemi në një moment kritik, që një qeveri me arrogancën e saj vjedh pasuritë publike e pasurohet, një qeveri që mashtron me propagandën e saj në mënyrën më të paskrupullt.