TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Plarent Ndreca deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se Erjon Veliaj është kandidati më i mirë i mundshëm për zgjedhjet lokale, pasi me të tjerët PS do të riskonte.
I pyetur nëse Veliaj më shumë u rikandidua se sa e rikandiduan, Ndreca tha se me Veliajn PS do të fitonte ndërsa me kandidatë të tjerë edhe mund të riskonte.
Xhafo: A nuk duket se zoti Veliaj më shumë u rikandidua se e rikandiduan?
Ndreca: Partia Socialiste me çdo kandidat tjetër do të rriskonte në Tiranë, me zotin Veliaj jo.
Xhafo: Mund të rrezikonte me Ballukun, Me Klosin, Manastirliun?
Ndreca: Unë mendoj se Veliaj për shkak të arritjeve në Bashkinë e Tiranës ëhstë kandidati më adapt më i mirë i mundshëm.
Xhafo: A keni kuriozitet kë do të keni përballë?
Ndreca: Kuriozitet mund të ketë, por çfarë interesi publik mund të ketë.