AKTUALITET, 8 Tetor 2022, 12:16

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, kërkesa e 20-vjeçarit për lirim nga burgu shkakton protesta: Viktima la 3 fëmijë jetimë

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, kërkesa e 20-vjeçarit

Vrasja e biznesmenit Xhani Topalli, i cili u vra nga një hotelier grek dhe djali i tij 20-vjeçar në Rodos, ka shkaktuar një valë zemërimi.

Bashkëpunëtor, miq dhe bashkatdhetarë të viktimës do të marshojnë të dielën dhe do protestojnë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e shqiptarit.

Kryetari i Komunitetit Shqiptar, Ari Kasapi do organizojnë një protestë paqësore që do nisën në sheshin “Kuntourioti” në orën në 09:00 dhe do vazhdojë drejt gjykatës, ku do ketë fjalimin të shkurtra nga komuniteti shqiptar, përfaqësues të sindikatës së ndërtueseve dhe më pas marshimi do vazhdojë në sheshin e Qipros, ku edhe do mbahet protesta.

Në tubim do marrin pjesë jo vetëm bashkatdhetarët e viktimës, por edhe qytetarë të Rodos të cilën duan të bashkojnë zërat e tyre dhe të protestojnë kundër vrasjes brutale të biznesmenit.

Babi i tre fëmijëve u zhduk më 28 gusht, pasi një takimi me hotelierin 53-vjeçar, të cilit i kishte kërkuar borxhin në kuadër të një marrëveshje që kishin lidhur.

Biznesmeni grek mohoi gjatë marrjes në pyetje se kishte dijeni mbi atë çfarë i kishte ndodhur shqiptarit, por pasi policia helenase verifikoi kamerat e sigurisë dhe dëshminë kontradiktore të 53-vjeçarit, e arrestoi atë. Pasi u vendos në pranga, ai pranoi vrasjen e Xhani Topallit.

Djali i tij, i cili së bashku me të atin akuzohen për vrasje nga pakujdesia, ka ankimuar vendimin për ndalimin e tij.

Ai kërkon që masa e sigurisë ndaj tij të hiqet dhe ta lënë në arrest shtëpie, duke theksuar se është anëtar i një familje të madhe pasi ka 3 vëllezër për të mbajtur dhe që në moshën 15-vjeçare punon në biznesin e familjes së tij, që jep dhoma me qira për pushuesit dhe ka një bar restorant. Kërkesa e tij për lirim nga burgu ka nxitur protestat, pasi komuniteti shqiptar shprehet se viktima ishte baba it re fëmijëve, të cilët kanë mbetur jetimë.