AKTUALITET, 8 Tetor 2022, 09:29

EMRI/ FNSH aksion në banesën e 43-vjeçarit me precedent penal në Elbasan, dhe pse në ‘arrest shtëpie’, shpërndante heroinë

EMRI/ FNSH aksion në banesën e 43-vjeçarit me precedent penal

Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një operacion në banesën e Xhafer Deliut këtë të shtunë, pasi kishin dyshime se ai merrej me veprimtari kriminale.

Pas një hetimi proaktiv, prokuroria ka kërkuar në gjykatë lejen për të hyrë në banesën e 43-vjeçarit dhe policia ka organizuar operacionin e koduar “Zaranika”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Në pranga përfundoi sërish 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, tha policia.

Teksa po hetohet dhe për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni, u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.