AKTUALITET, 25 Maj 2023, 14:11

Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj! Policia jep detaje, ja çfarë ndodhi

Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj! Policia jep detaje, ja

Makina e avokatit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët.

Ai po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet kur makina në lëvizje shpërtheu në flakë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.