AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 16:28

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet sërish gjyqi, kur do të mbahet seanca e radhës

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet sërish gjyqi, kur do të mbahet

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se seanca e radhës është për në datë 6 korrik ora 9, ku do t’i jepet më shumë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur.

Gjatë ditës së sotme, u bë mbrojtja vetëm për Jonida Zeqon. Avokati Sajmir Visha kërkoi pushimin e çështjes, pasi kjo çështje është gjykuar njëherë nga prokuroria e Elbasanit dhe SPAK nuk është organ më i lartë se prokuroria e Elbasanit.

Po kështu avokati kërkoi që nëse ajo shpallet fajtore nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove, pasi është një grua e sapomartuar.