AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 10:41

Inceneratori i Elbasanit/ Bardhi flet pas dëshmisë në SPAK: Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri tek nëpunësit

Inceneratori i Elbasanit/ Bardhi flet pas dëshmisë në SPAK:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u paraqit këtë të premte në SPAK.

Bardhi është paraqitur në cilësinë e personit kallëzues lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një komunikim për mediat pasi ka dalë nga ambientet e SPAK u shpreh: “Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit”,

Inceneratori i Tiranës?

Bardhi: Jemi në dijeni që deri tani nuk ka zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. SPAK do të duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Qytetarët presin edhe për afera të tjera korruptive.

Keni denoncuar zyrtarë të lartë?

Bardhi: Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës edhe materialet për inceneratorët. Ka pasur një shtesë në PD dhe kam kërkuar që edhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Persona e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nëpunësit që janë persona përgjegjës të komisioneve në koncesione.