AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 09:30

“Po na rrezikohet jeta nga fabrika e gazit”, banorët e Porto Romanos sërish në protestë: Të merren masa!

“Po na rrezikohet jeta nga fabrika e gazit”, banorët e Porto

Banorët e zonës së Porto Romanos kanë protestuar sërish sot në lidhje me rrezikshmërinë që paraqit fabrika e mbushjes së bombolave të vogla të gazit.

Protesta e banorëve është zhvendosur sot para shkollës 9-vjecare Met Hasa, ku i kanë kërkuar drejtorit të shkollës Hajri Nuh të pezullonte mësimin pasi fëmijët rrezikohen nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

“Kërkojmë të mbyllet shkolla pasi fëmijët rrezikohen. Jemi shumë të frikësuar. Edhe fëmijët janë të tmerruar. Nuk e kuptojmë se si nuk merren masa. Aty është skenë krimi dhe vazhdon puna normalisht.

Kjo s’ka kuptim. Këtu bëhet fjalë për rrezik jete. Ne nuk do ti lejojmë fëmijët të vijnë në shkollë. Nëse nuk zhvendoset fabrika ne do të përshkallëzojmë protestat, do të bllokojmë rrugët“,-deklaruan banorët.