AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 10:12

Kallëzimi për aferën e inceneratorëve, Gazmend Bardhi paraqitet në SPAK

Kallëzimi për aferën e inceneratorëve, Gazmend Bardhi

Paraditen e sotme deputeti i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Mësohet se Bardhi është thirrur nga SPAK në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Burimet thanë se Bardhi është thirrur nga prokurorët për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Pas dëshmisë, pritet që Bardhi të flasë për median në lidhje me deklaratat e tij.