AKTUALITET, 16 Prill 2022, 12:15

EMRAT/ Operacioni i SPAK në Doganën e Vlorës, shpallen në kërkim dy doganierë. Të arrestuar deri më tani janë…

EMRAT/ Operacioni i SPAK në Doganën e Vlorës, shpallen në

Mësohen detaje të reja nga operacioni i SPAK ditën e djeshme në Doganën e Vlorës.

Mësohet se deri tani janë dy persona të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se në operacionin e koduar “Porti”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arian Kasëmi, dhe Skënder Kasëmi.

Ndërsa në kërkim janë shpallur dy doganierët  Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj.

Dyshimet janë se të akuzuarit kanë lejuar apo favorizuar kalim të mallrave me dokumentacion të cunguar.