TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Panda është zgjidhur zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Lartë.
Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota në këtë detyrë.
“Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi këtë të enjte procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit”, sqaron Gjykata e Lartë.