TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me akuzat që kanë qarkulluar në rrjet se peshkatarë të kompanisë “Rozafa” kishin vjedhur një veliere.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Luca teksa mohon ngjarjen, thotë se veliera, lajmi për të cilën është përhapur në mediat e “tallavasë dhe portalet cinike” siç i quan ai, se është vjedhur nga peshkatarët e Rozafës, në fakt është pronë e kësaj kompanie.
Ai shton mes të tjerash se gjithçka është një keqkuptim dhe shprehet se do të sqarohet ky ngërç, sepse nuk ka asnjë logjikë, kjo që ka ngritur Policia Kufitare bashkë me Prokurorinë.
”Tani kjo komedia e institucioneve tona që janë lënë njëra-tjetrës që për mua është një keqkuptim dhe një pafatësi interpretimi që mua më thonë që Rozafa dhe peshkatarët e Rozafës kanë vjedhur një veliere.
Një pyetje kam, kujt ia kam vjedhur velieren? Sipas gjithë legjislacionit dhe Kodit Detar Ndërkombëtar dhe Kodit Detar Shqiptar, ajo veliere është pronë e kompanisë Rozafa”, thotë ndër të tjera.