AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 15:33

E rëndë në Fier/ Hajdutët bëjnë për spital 54-vjeçarin dhe arratisen, disa të shoqëruar

E rëndë në Fier/ Hajdutët bëjnë për spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier. Një 54-vjeçar është dhunuar në banesën e tij në fshatin Baltëz nga persona ende të pa identifikuar, të cilët sipas policisë kanë shkuar për ta vjedhur.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.