AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 15:12

‘Tapë’ në timon/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua, pranga inspektorit të policisë në Sarandë

‘Tapë’ në timon/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikës

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.

Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.