AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 22:21

Ilir Meta: Koka e aferës së inceneratorëve është Edi Rama, një grup i strukturuar kriminal në Këshillin e Ministrave!

Ilir Meta: Koka e aferës së inceneratorëve është Edi
Ilir Meta në TPZ

Presidenti Ilir Meta, ka folur për aferën e inceneratorëve në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.  

Meta tha se koka e aferës është Edi Rama dhe se Këshilli i Ministrave, ka qenë qendra e një grupi të strukturuar kriminal. 

"Afera e inceneratorëve është nga më të rëndat. Afera ka në krye të saj kryetarin e Këshillit të Ministrave. Asnjë vendim nuk kalon pa vendimin e Këshillit të Ministrave. Unë kam qenë vetë kryeministër.

Kjo është një vepër kriminale, e një grupi të strukturuar kriminal, me qendër në Këshillin e Ministrave. Është kundërshtuar nga ministra të caktuar por pastaj kanë ndryshuar mendim.

Aty ka shkelje shumë të rënda.

Implikohet shumë rëndë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që ka rrëmbyer kompetencat e Këshillave dhe shumë aktorë të tjera.

Në raport me Leftër Kokën, nuk ka asgjë personale. Askush nuk e ka ditur thellësinë e kësaj afere. Në vitin 2017 kur unë jam bërë president, zotëria më ka ardhur dhe ka ngritur problemin se përse këta të LSI nxjerrin problemin e inceneratorëve. I kam thënë nëse janë probleme të qytetarëve, s’kanë si të mos i ngrejnë. Marrëdhëniet e tij me mua ishin këputur dhe me LSI-në, sepse ai gjithmonë kishte këtë shqetësimin për të mos u hapur një çështje e tillë, që nuk dihej se ishte me këto përmasa.

Nuk ka patur lidhje me zotërinë. Unë e kam denoncuar para zgjedhjeve, sepse u krijua situatë në Durrës që njerëzit e tij ushtronin dhunë ndaj vajzave, etj. Nuk jam marrë më sepse ka patur një problem shëndetësor vëllai i tij, që ka ndërruar jetë.

Koka e gjithë kësaj historie është në Këshillin e Ministrave. Këtu kemi të bëjmë me një drejtësi me regji. Kryesorët janë jashtë dhe dirigjojnë këtë lojë. E shfryjnë këtë pakënaqësi me idenë se po bëhet diçka. Si në rastin Tahiri, që e dimë kush ishte koka dhe frymëzuesit.