AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 11:23

Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës, ja sa milionë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit

Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës, ja sa milionë do

Përsëritja e zgjedhje për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 milionë lekë.

Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk kanë kërkuara para shtesë në buxhetin e KQZ-së, pasi sipas tij “ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”.

“Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.