TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë shpallur kandidatët zyrtarë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Shtatë prokurorë do të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të KLP-së. Dy prej tyre do zgjidhen nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë dhe 1 nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Kandidatët janë:
– Afërdita Ndoi –Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda– Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako–Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj –Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër
Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.
Njoftimi i plotë:
Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, verifikim që u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:
– Afërdita Ndoi – Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda – Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako–Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj– Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër
Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.