AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 10:30

"Lepuri i Surrelit"/ Avokati i Popullit, Këlliçi në Kuvend: Po synohet të merret nga PS! S’marrim pjesë në këtë farsë nëse nuk tërhiqni emrin e Shabanit

"Lepuri i Surrelit"/ Avokati i Popullit, Këlliçi në

Ka nisur debat seanca plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një nga pikat në rendin e ditës.

Ai u shpreh se PD është e vendosur në faktin që nuk mbështet asnjë nga 26 kandidatët në garë.

Belind Këlliçi: E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit.

Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. Nëse i riktheheni precedentit të 2022, keni pranuar tërheqjen e firmave në seancë jo më përpara.

PD nuk merr pjesën ë këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.