TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave për kandidatët dhe akuzave se maxhoranca kërkon të marrë Avokatin e Popullit përmes vendosjes në krye të saj të Endri Shabanit.
Blendi Klosi: Kush ishte standardi juaj, 6 kandidatë, dhe vini sot çfarë standardi është ky. Çfarë thotë ligji, firmat janë deri në momentin e mbështetjes.
Nga momenti i mbështetjes kjo histori ka marrë fund. Të 6 kandidatët falë filozofisë sonë, nuk janë mbështetur nga PS, janë 100% të mbështetur nga opozita. Ka nisur procesi, është zhvilluar. Ne morën një vendim politik, asnjë nga 83 deputetët e PS nuk firmosëm, sepse nuk kishim të drejtën t’i propozonim.
Kandidatët erdhën si propozim i juaji, por është mungesa e lidershipit, mungesa e ndjesisë së fitores, arroganca, dhe kjo që doli sot ‘ne mendojmë ndryshe’, s’ka ndryshe, shteti funksionin mbas ligjit.