AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 10:14

Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do t'i jap zgjidhje statusit të prokurorit! Të shtojmë numrin e tyre për rezultate më të shpejta

Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do t'i jap zgjidhje

Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premton t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit, një çështje e ngritur disa herë edhe nga kryeprokurori në ikje Altin Dumani. Xholi tha se në përfundim të mandatit të tyre 9-vjeçar, nuk mund t’i largojnë prokurorët që janë përballur me grupet me të rrezikshme kriminale. Po ashtu, ai tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve me qëllim që të arrihen rezultate në një kohë sa më të shpejtë.

“Ti japim zgjidhe statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar do humbasë.

Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe çdo lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm.  Të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

Vat Staka: Jemi njohur me platformën tuaj dhe po kaloj tek pyetjet. Ju në fjalën tuaj thatë që Prokuroria e Posaçme duhet të shtojë numrin e prokurorëve. A jeni më shumë që të shtohet numri i prokurorëve apo duhet të bëhet ndryshim ligjor tek neni 75?

Adnan Xholi: Unë e dhashë mendimin tim dhe jo pa qëllim. Çështjet në Prokurorinë e Posaçme sidomos të krimit të organizuar zgjat me muaj. Janë shumë dosje. E kemi shprehur që duhen ndryshime sidomos për çështjet e krimit të organizuar.

Gjykimin e bëjnë prokurorët dhe duke u shtuar numri i tyre arrihet rezultate më shpejt. Do të duheshin të ndërthureshin të dyja. E kemi shprehur në mbledhjen e prokurorëve që duhen ndryshime. Duhet të shtohet numri, jo sot, por kur të plotësohen. Duke ruajtur standardet europiane bazuar në ngarkesën që kanë prokurorët europianë.