AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 11:34

'SPAK'/ Dosja me 33 të pandehur, Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol! Ja ku i ruajtëm

'SPAK'/ Dosja me 33 të pandehur, Musabelliu: Sekuestruam 10

Gjatë prezantimit të saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ndaloi edhe te një nga dosjet më komplekse të viteve të fundit, procedimi penal i vitit 2022, një çështje e dërguar në gjykatë me 33 të pandehur.

Një element i veçantë i këtij hetimi ishte sekuestrimi i kriptomonedhave me vlerë 10 milionë dollarë.Prokurorja bëri të ditur se autoritetet shqiptare u përballën fillimisht me një problem, mungesën e një portofoli shtetëror për ruajtjen e kriptoaktiveve të sekuestruara.

“Arritëm të gjenim zgjidhje dhe t’i ruanim kriptomonedhat në një shtet tjetër, përmes kërkesës për ndihmë juridik”, tha prokurorja.

Musabelliu: Është procedimi penal 75/9 i vitit 2022 me 33 të pandehur që është dërguar në gjykatë dhe ka tëe bëjë me veprat penale të vrasjes me pagesë, pastrim të produkteve të veprës kriminale, të kryera në formën e organizatës kriminale. Një risi në kuadër të këtij procedimi është proceduar me sekuestrimin e kriptomonedhave me vlerën e 10 milionë dollarëve, të cilat ne patëm një problematikë, sesi ti ruanim, sepse nuk kishim një portofol. Falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja, ti ruanim në një shtet tjetër nëpërmjet kërkesës për ndihme juridike.

Musabelliu, e para grua që kandidon për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, tha se kërkon të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Ajo tha se synon të ofrojë një drejtim të pavarur për SPAK dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

“Dua të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Përvoja gjatë 2 dekadave bashkë me kurajën, etikën përbën garanci për drejtimin e institucionit. Institucioni futet në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë kandidm synoj të ofroj drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete që përfaqësojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës.

Për 15 vite kam ushtruar pa ndalim profesionin e prokurores. Kam qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Veprimtaria ime ka qenë vetëm në këto dy institucione. Kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në shtetin e së drejtës. Karriera ime ka filluar që në vitin 2004, në prokurorinë për krimet e renda, që kur isha e re jam marrë me bandat e armatosura, gupet e strukturuara dhe organizata kriminale. Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore përmes hetimit me kompleksitet të lartë.

Drejtimi kërkon më shumë se një vizion, një njohje në rrënjë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe të sigurt dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Musabelliu.