AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 10:49

"E keqja banale e kombit jeni ju"/ Avokati i Popullit, Berisha-socialistëve: Ju e dini, lepuri Surrelit s'merr dot asnjë firmë, ja pse tërhoqëm firmat

"E keqja banale e kombit jeni ju"/ Avokati i Popullit,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve. Sipas tij PS-ja po bën lojën e saj për të grabitur Avokatin e Popullit.

Kreu i PD tha se PD u tërhoq nga firmat, duke respektuar vendimin e Komisionit të Ligjeve, ku deputeti ka të drejtë të firmosë vetëm një herë.

“Ne zbatuam vendimin e komisionit të ligjeve. Ju po përmbysni vendimet, vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.  Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat. Ndaj ne tërhoqëm votat. Ju e dini se lepuri i Surrelit (i referohet Endri Shabanit)  nuk merr dot asnjë ditë. Shihni se ç’bëni! Kapërceni dhe bëni këtë kukumalin, dhe organizoni një akt të turpshëm. Komisioni i ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë kandidat për cdo deputet, në reskept të saj ne tërhoqem votat”, tha Berisha.

Sali Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. Pse e them këtë, ky parlament ka një komision ligjesh. Këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj, për kandidatët për avokat populli do të ketë të drejtë deputeti vetëm për në firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon. Ne zbatuam vendimin e komisionit të ligjeve.

Ne bëmë shpresën,  tërheqim të gjitha firmat. Ju po përmbysni vendimet, vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.  Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat. Ndaj ne tërhoqëm votat. Ju e dini se lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë ditë. Shihni se ç’bëni! Kapërceni dhe bëni këtë kukumalin, dhe organizoni një akt të turpshëm.