TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët për atentatin e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Dyshohet se kanë qenë katër autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur por i gjallë eshte qelluar dhe nga afër me armë.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martini, ndërsa tjetri shoferi i mjetit dyshohet Besmir Hoxha.