AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 12:19

Nuk kishin marrë pagat prej disa muajsh, dy indianë denoncojnë pronarin, nis procedimi për 46-vjeçarin

Nuk kishin marrë pagat prej disa muajsh, dy indianë denoncojnë

Policia ka nisur hetim ndaj një pronari të një vendgrumbullimi skrapi në Gjirokastër, pasi dy punonjës të tij, shtetas indianë, e kanë denoncuar për mosdhënie pagash.

Policia bën me dije se indianët kanë deklaruar se nuk kanë marrë pagat e disa muajve.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç, pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve”, njofton policia.