AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 11:53

Në 72 orë 29 të arrestuar, Balla: “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë

Në 72 orë 29 të arrestuar, Balla: “Sundimi i ligjit”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa i referohet shifrave të fundit të policisë, thotë se në tre ditët e fundit janë arrestuar 29 persona.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se çdo ditë po largohen nga komunitetet persona me rrezikshmëri të lartë.

Balla paralajmëron se goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike do të vijojë çdo ditë.

“29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje. 

Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdoromi i tyre.

Paketa e Sigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, shkruan ministri i Brendshëm.