AKTUALITET, 27 Prill 2026, 14:43

I moshuari u gjet i vdekur gjashtë muaj pas humbjes në malin e Moravës, Policia jep detajet: Nga ekspertimi rezulton se…

I moshuari u gjet i vdekur gjashtë muaj pas humbjes në malin e

Policia e Korçës zbardhi sot (27 prill) detaje nga hetimet për vdekjen e një të moshuari, trupi i të cilit u gjet mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës.

I ndjeri kishte humbur prej gjashtë muajsh, ndërsa konfirmohet se nga ekspertimi mjeko-ligjor nuk rezultojnë dëmtime të jashtme, si plagë me sende të forta apo plagë plumbi.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka pasur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale”, njoftoi policia vendore.

Ai është identifikuar dhe dyshohet se ishte endacak. Trupi është transportuar dje në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes dhe shkaqet e saj.

Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.