AKTUALITET, 27 Prill 2026, 13:39

Detaje/ Vrasja për të marrë hak, ja kush janë dy nga autorët e dyshuar të atentatit të Lezhës, djali dhe nipi i Genc Mhillajt

Detaje/ Vrasja për të marrë hak, ja kush janë dy nga

Ky është Renato Mhillaj (në të majtë), dhe Florin Mhillaj (në të djathtë) që dyshohen si dy nga autorët e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Keta jane Florin dhe Renato Mhillaj, 2 prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje.

23-vjeçari Renato Mhillaj është djali, ndërsa 36-vjeçari Florin, nipi i Genc Mhillajt, i cili është ekzekutuar në 2016 nga Kreshnik Mujeci, vëllai i tij Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci.

Policia e shtetit në një konferencë për mediat tha se sot se si tre autor të dyshuar janë identifikuar shtetasit Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit.

Detaje/ Vrasja për të marrë hak, ja kush janë dy nga