TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca për gjyqin në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, 16 persona të tjerë dhe 12 shoqëri tregtare ose organizata jofitimprurëse. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë dhe ka dërguar deklaratë se nuk do që të paraqitet, por do të përfaqësohet nga avokati.
Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se në seancën e kaluar, atë të 15 prillit, deklarata për njoftimin e Erion Veliajt nuk u dorëzua për shkak të gabimeve njerëzore, pasi shkresa u mor nga punonjësit e Burgjeve, por nuk u njoftua kryebashkiaku.
GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt për transmetim të seancës Live, ndërsa i pandehuri Elman Abule deklaroi se nuk dëshiron të filmohet.
ryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.