AKTUALITET, 27 Prill 2026, 12:07

Kryemadhi: Iluzion optik! Kërkova aktekspertimit të celularit, akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat!

Kryemadhi: Iluzion optik! Kërkova aktekspertimit të celularit,

Kryemadhi: Iluzion optik! Kërkova aktekspertimit të celularit,

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat, është shprehur se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike.

Një deklaratë të tillë ajo e ka dhënë edhe gjatë seancës, ku prokurori është shprehur se ajo vetë, jo avokati, mund të paraqitet t’i marrë.

“Ne kërkuam nga gjyqtarja që përveç të kishim ekspertimin e telefonit, pasi çdo gjë është e ndërtuar si fabul, për të ndërtuar një iluzion optik, pavarësisht se mesazhet nuk përbënin vepër penale.

Edhe në seancë paraprake, gjyqtarja kishte vendosur të më pajisje me materialet nga telefoni im. Prokuroria përdor një sms ku unë them; dua të marr një shtëpi.

Dhe më pas unë kthej mëndje. Dhe thonë është korrupsion, për te Kodra e Diellit. Por thuhet se shtëpia është marrë si premtim për ligjin për minierat. Por ajo shtëpi nuk ekziston.”, tha ajo.

Kryemadhi u shpreh se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike.

“Prokuroria përdor një mesazh që unë kam thënë dua të marr një shtëpi, që  kam shkuar e kam parë në qershor, korrik dhe në shtator e kan anuluar. Dhe prokuroria thotë që kjo është korrupsion. Unë kam blerë një shtëpi te kodra e diellit. Është si të shkosh në një dyqan provon një fustan, provon disa dhe nuk i merr të gjitha, por merr vetëm një.

Prokuroria pretendon se kjo shtëpi është marrë si premtim për ligjin e minierave, për të cilën ky ligj është vendim kolegjial. Ligji për minierat ka të bëjë me sigurinë e punëtorëve. Një shtëpi e porositur 6 muaj para së të vinte ligjit. Një ligj i propozuar nga PS”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ky gjykim mund t’i bashkojë me Ilir Metën, ndërkohë që hetimi i ndau, Kryemadhi u përgjigj kështu:

Ka dy gjëra të ndryshme nga ato që ndodhin në jetën e përditshme. Unë e mbarova big brotherin tani fillon beteja me drejtësinë dhe beteja që ka të bëjë me opinionin publik. Një sistem drejtësie që funksion me regji politike dhe kërkon të bëjë statistika, aq më tepër duke mbajtur Metën e Veliajn në burg.