AKTUALITET, 27 Prill 2026, 12:32

"Na ndihmoni"/ 5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme babai i dy fëmijëve, familja ngre alarmin

"Na ndihmoni"/ 5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar me të për herë të fundit.

Paraprakisht mësohet se ai Luka është parë për herë të fundit të mërkurën, më 22 prill, rreth orës 10:00, në daljen doganore të portit të trageteve në Bari.

Po ashtu, është bërë një përshkrim i fizikut të 37-vjeçarit për të cilin thuhet se është rreth 180 cm i gjatë, me flokë e sy kafe të çelët dhe mjekër të shkurtër.

Herët e fundit raportohet se ai ka udhëtuar me një mjet tip “Golf 5 Plus”, me targë DE046DH.

Florindi është baba i dy fëmijëve të cilët prej ditësh janë në pritje të një kontakti me të atin e tyre.

Kushdo që e ka parë Florindin mund të kontaktojë në numrin e emergjencës në 112.