AKTUALITET, 27 Prill 2026, 11:29

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Kryemadhi shmang përshëndetjen për Metën në sallën e gjyqit, ish-Presidenti bën simbolin e shqiponjës

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Kryemadhi shmang

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë.

Ilir Meta ka bërë gjithashtu me duar simbolin e shqiponjës duke thënë fjalët: “Shqipëria e shqiptarëve”. 

Në sallë është futur edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.

Pak minuta më parë ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat.

Presidenti i Partisë së Lirisë, thotë se mediave duhet t’u garantohet sinjali i transmetimit live, duke theksuar se “Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik.”

Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Kryemadhi shmang

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Kryemadhi shmang