TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë është përfshirë mëngjesi e sotëm nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Partizani' në Vlorë.
Dyshohet se ka qenë një 68-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ai i cili i ka vënë zjarrin banesës së tij dhe më pas është larguar.
Policia dhe forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Për disa minuta, ata dyshuan se 68 vjeçari gjendej në brendësi të saj por konstatuan të kundërtën. Ky person i kishte vënë zjarrin e më pas është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.