AKTUALITET, 4 Prill 2023, 21:44

A i rrezikon Roland Bejko garën për bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

A i rrezikon Roland Bejko garën për bashkinë Tiranë? Ja si

Kandidati i opozitës së bashkuar për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i ftuar në një nga televizionet kombëtare për të diskutuar mbi idetë dhe premtimet e fushatës, ka komentuar edhe për kandidatët e tjerë.

Në pyetjen e bërë se nëse kandidati i grupit të Alibeajt, Roland Bejko i rrezikon fitoren në zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi nuk preferoi të jepte asnjë mendim, apo qëndrim.

“Unë nuk preferoj të komentoj kolegë apo ish-kolegë, kam zero koment për zotin Bejko. Nuk kam asnjë mendim”.

Por një përgjigje e dha analisti Dervishi, sipas të cilit po përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022.

“Bejko futet për të ndarë llogaritë brenda PD-së. Kush është me zotin Berisha dhe kush është kundër. Bejko nuk e ka artikuluar që do të fitojë apo do të drejtojë bashkinë e Tiranës. Sondazhet nuk e çojnë në sfidant të Veliajt, por është një mini 6 mars që përsëritet në PD dhe nuk është mbyllur ende”.