AKTUALITET, 5 Tetor 2025, 11:16

Atentati me tritol ndaj 58-vjeçarit në Sarandë, dëme të shumta materiale te fqinjët

Atentati me tritol ndaj 58-vjeçarit në Sarandë, dëme
Isuf Jaçaj

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes.

Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese.

Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëme të shumta materiale kanë patur fqinjët.

Policia e Sarandës po heton çdo detaj, po ashtu dhe kamerat e sigurisë janë duke u marrë nga ekspertët e policisë.

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.