TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçmes ka shpallur vendimin për ish-sekretaren e ministrisë se Shëndetësisë Joana Duro, togat e zeza e dënojnë me 4 vite burg nga të cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 2 vite e 8 muaj.
Po ashtu raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.
Ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Laura Shteto, Vladimir Topi e Ailvi Shehu u dënuan me nga 1 vit burg dhe në fund për shkak të gjykimit të shkurtuar me 8 muaj heqje lirie.