TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për atentatin ku mbeti i vrarë Klisman Preçi mbrëmjen e sotme në Milot.
Në një postim në Facebook, Berisha thotë se qyteti është nën sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë.
Berisha thotë se dënon terrorin e bandave të qeverisë në këtë zonë.
Postimi i Sali Berishës:
Laçi në terror! Plagosen rëndë dy të rinj në Milot, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.