AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 18:33

Tentoi të vetëdigjet me benzinë, 47-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës

Tentoi të vetëdigjet me benzinë, 47-vjeçari transportohet

Një 47-vjeçar në kushte të rënda psikologjike tentoi të vetëdigjej me benzinë.  Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të Delvinës,

Sipas policisë, shtetasi SH.Sh. i cili dyshohet se është në kushte të rënduara psikologjike, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në afërsi të spitalit të Delvinës. 47-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.