AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 21:23

Ilir Meta: Kosova, shtet që ka bërë progres. Në Shqipëri ka përkeqësim të korrupsionit

Ilir Meta: Kosova, shtet që ka bërë progres. Në

Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se Kosova ka bërë progres si shtet ndërsa Shqipëria vijon të ketë probleme të mëdha të korrupsionit, procesit zgjedhor dhe ndarjes së pushteteve.

Sipas Metës, Kosova edhe pse një shtet i ri, Kosova ka rritur një progres pozitiv sa i përket demokracisë dhe sa i përket proceseve zgjedhore.

Shqipëria ka pasur mjaft probleme të brendshme deri në zgjedhjet e fundit, ende ka probleme derisa të vendoset në mekanizmat e kontrollit të balancave dhe pushteteve. Kosova edhe pse një shtet i ri ka rritur një progres pozitiv sa i përket demokracisë dhe sa i përket proceseve zgjedhore.  Nuk ka qenë kritikë ndaj qeverisë por edhe ndaj opozitës në Shqipëri për djegien e mandatave dhe bojkoti i zgjedhjeve”, u shpreh Meta për Radio Televizionin e Kosovës.

Ju do të bënit më shumë për Kosovën këtë mandat?

Ne do të kishim investuar më shumë energji në mbështetje të Kosovës nëse do të ishte një Shqipëri më demokratike, dhe nuk do të kishte përkeqësim në çështjet e korrupsionit. Do të ishte më e besueshme në mbrojtje të kauzave të Kosovës.

Sa është përdorur sa duhet për të përforcuar Kosovën dhe Shqipërinë si komb?

Kosova ka një pozitë ndërkombëtare shumë të mirë. Janë ato probnleme që i dimë. Gëzon mbështetjen e vendit e pjesës më të madhe të vendeve të BE-së. Ka edhe vende që e mirëkuptojnë për shkak të problemeve të tyre të brendshme.